James Belushi është aq pro k.anabisit sa thotë se vëllai i tij, John-i do të ishte ende gjallë sot po të kishte përdorur m.arijuanën.
Aktori i famshëm me origjinë shqiptare është figura qendrore e reality show-t, “Growing Belushi”, i cili fokusohet te përpjekjet e James-it për të zhvilluar fermën e tij të ligjshme të k.anabisit në Oregon.
Në episodin debutues ai foli për vëllanë e vet të famshëm, ylli i “Saturday Night Live”, “Animal House” dhe “Blues Brothers”, John Belushi, i cili ndrroi jetë kur ishte vetëm 33 vjeç nga një overdozë h.eroine dhe k.okaine.
Xhimi beson se vëllai i tij i madh kishte vuajtur nga encefalopatia kronike traumatike si rezultat i lojës së futbollit në shkollë të mesme dhe kjo e shtynte drejt substancave narkotike.
“Ai ka qenë mbrojtës dhe ka marrë shumë goditje. E di që kishte dëmtime në tru. Sapo i pati në dispozicion alkoolin dhe d.rogën, them se i konsideroi si një vetëmjekim”, shprehet 66-vjeçari, sipas të cilit, nëse John-i do të kishte përdorur një drogë më të lehtë si marijuana, nuk do të kishte ndërruar jetë.
Dy yjet e kinemasë amerikane i kanë rrënjët e tyre nga fshati Qytezë i Devollit, përgjatë kësaj krahine të vogël të juglindjes, buzë lumit “Devoll” me prindër 100% devollinj.
Ai bashkë me babain e tij, ka rrugëtuar drejt këtij fshati në vitin 1991 ku deklaroi për herë të parë se ndjehej krenar për origjinën.
Që adoleshent, John u bë shumë popullor pranë shokëve të tij. Shumë aktiv, ai merrej me sport por edhe me muzikë si baterist në një grup roku, dhe e shfaq talentin e tij të interpretimit nëpërmjet humorit. Nuk është çudi pra se pse The Blues Brothers pati një sukses aq të madh…