Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Tiranës, Halit Valteri tha se ngjarja djeshme në Elbasan është një skenë “krimi e parafabrikuar”, që synon t’i nxijë imazhin Shqipërisë dhe të krijojë trazira në vend.
Ai theksoi se Partia Socialiste është partia e shpresës dhe qytetarët do dinë se cilin subjekt të zgjedhim më 25 prill.
“Janë skena krimi që parafabrikohen për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe për të krijuar trazira në vend. Ekipi i PS është ekipi i shpresës dhe për të mbaruar ato punë që janë nisur. Ekipi përballë është ekipi i dhunës, shantazhit dhe ekipi i fabrikimit të lajmeve të rreme”, tha ai.
Ai tregoi detaje nga fushata në terren, ndërsa u shpreh se gjuha mes kundërshtarëve politikë duhet të jetë më e qetë.
“Sa herë kemi takuar [kundërshtarët politikë] i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit dhe kemi uruar fitoftë më i miri. Kjo ka ndodhur me z. Asllan Dogjani, jemi takuar, i kemi dhënë dorën njeri-tjetrin. Kjo është fryma që duhet bërë gjithë kohës me qytetarët”, tha ai.