Ilir Meta është shfaqur i rehabilituar ditën e zgjedhjeve duke harruar përzotimet për mprehje kosoresh dhe marrje cfurqesh.
Sokol Balla ka nisur transmetimin maratonë në News 24, ku vetëm një orë nga nisja e transmetimit ka marrë live një videotelefonatë nga Presidenti Ilir Meta.
“Procesi po ecën shkëlqyeshëm në gjithë vendin, sidomos në Elbasan. Dy gishtat për mua janë dy mars, është Kushtetuta. Nuk presim situata se presidenti është në krye të detyrës”, vijoi ai.