Gazetari dhe analisti Anri Bala është ‘përplasur’ me zëdhënësin e PD Alfred Lela dhe kandidatin Aulon Kalaja në ‘Top Story’.
Sipas tij, kjo opozitë është me e keqja që ka pasur ndonjëherë vendi dhe demokratët duhet t’i kërkojnë largimin Berishës.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Anri Bala: Nuk e thotë askush që është qeveria më e mirë, por… ju jeni opozita më e keqe që ka parë ky vend
Alfred Lela: Kur ishte më e mirë kur ishte Basha?
Bala: Më mirë ka qenë Basha. Ti nuk je opozitë! Për mua,opozita e vërtetë sot është Arlind Qori është Agron Shehaj, nuk jeni ju. Ju keni hyrë të humbni dhe për turpin tuaj nuk i’a keni pranuar qytetarëve
Lela: Pse i latë me 1 mijë vota?
Bala: Ligjin me lista të mbyllura e keni bërë prapë ju humbësit.
Lela: Si more e kemi bërë ne. E ka bërë kodin Edi Rama.
Bala: E ka bërë bylykbashi jo Rama. Ju qani hallin pse u katandisët me aq pak vota, dhe mos i qani hallin e kalorësit. A keni këllqe t’i thoni atij zotërisë largohu?
Kalaja: Ti je thjesht patronazhist.
Bala: Patjetër nuk jam pacient i çmendisë Berisha