Juristi Romeo Kara ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, i cili në 2017 deklaronte: Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve!
Romeo Kara shkruan se tani e mësoi se Basha është në strehën e fundit dhe se fitorja e tij do të na çojë tek streha e fundit e maskarenjve.
“Kete postulat të Bashes qe, “Ilir Meta eshte streha e fundit e maskarenjve”, nuk e luan as topi.
Ate qe mesova tani eshte se, Basha eshte në strehen e fundit dhe se fitorja e tij, do te na coje si kope tek ajo strehe, tek streha e fundit e maskarenjve.
E falenderoj Bashen per sinqeritetin “e pashoq” të vitit 2017, qe na e beri kaq të qarte vendimmarrjen për në daten 25 Prill të vitit 2021.
Basha ka qene “largpames”, kur na e zgjidhi kete enigme kater vjet me pare.”, shkruan Romeo Kara krahas videos.