1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Juristi Romeo Kara: SPAK të zbresë te vilat e Gjirit të Lalëzit! Korrupsioni politik më alarmant se në drejtësi! Shuma të mëdha parash kanë dalë jashtë vendit

February 15, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Juristi Romeo Kara, në një shkrim për gazetën ka analizuar arrestimin e gjyqtares së Krujës. Sipas tij, SPAK nuk duhet të mbetet në këto nivele, por duhet të zbresë te politikanët dhe shtëpitë e tij.

Ai ka treguar se si korrupsioni politik në vend ka sjellë rrënimin e vendit. Sipas juristit, SPAK nuk duhet të trembet dhe të trokasë në shtëpitë e politikanëve, nga Gjiri i Lalëzit deri në Surrel. Më poshtë qëndrimi i tij:

Lëvizjet e SPAK

Pas arrestimit të gjyqtares, SPAK-u duhet që jo vetëm të trokasë, por t’i shqyejë shtëpitë e pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve të cilët janë iniciatorë, ushqyes, nxitës dhe frymëzues të korrupsionit në Shqipëri. Mbi të gjitha korrupsioni është sëmundje e pushtetit, është përdorimi i tij nga zyrtarët qeveritarë ose kontaktet e tyre në rrjet për përfitime private të paligjshme.

Pra, korrupsioni është dukuri politike e cila imponohet së pari nga lart-poshtë, nga zyrat e politikëbërjes në çdo sektor të jetës publike. Është pikërisht korrupsioni politik, në qeverisje dhe jashtë saj, që frymëzon dhe lehtëson ndërmarrjet kriminale si: trafikimi i drogës, pastrimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Është pikërisht ky korrupsion që imponon keqpërdorimin e pushtetit qeveritar për qëllime të tjera, të tilla si shtypjen dhe denigrimin e kundërshtarëve politikë apo rritjen e brutalitetit të përgjithshëm të policisë, gjë e cila konsiderohet gjithashtu korrupsion politik. Ne sot po përjetojmë apoteozën e korrupsionit si dukuri dhe si një gjendje e shfrenuar e korrupsionit politik e cila njihet si kleptokraci, që fjalë për fjalë do të thotë “sundim nga hajdutët”. Po, ne sundohemi nga hajdutët. Kjo është e vërteta.

Niveli i korrupsionit

Korrupsioni mbi të gjitha është sjellje pandershmërie nga ata që janë në pozita të pushtetit, siç janë menaxherët ose zyrtarët qeveritarë, e cila përfshin kryesisht dhënien ose pranimin e ryshfetit ose dhuratave të papërshtatshme, veprime të dyfishta, nën-tryezë, manipulimin e zgjedhjeve, devijimin e fondeve, pastrimin e parave dhe mashtrimin e investitorëve.

Korrupsioni tek ne ka minuar realisht demokracinë, mirëqeverisjen, ka deformuar vullnetin e zgjedhësve duke deformuar përfaqësimin në politikëbërje, ka kompromentuar sundimin e ligjit sidomos nëpërmjet vendimeve të padrejta gjyqësore, ka ulur në minimum kapacitetin qeverisës, ka nxjerrë në ankand zyrat, politikat dhe burimet publike, ka gërryer besimin e këtij populli tek vlerat demokratike dhe procesi qeverisës dhe tek institucionet, ka rritur koston e mallrave dhe jetesës në përgjithësi, etj., etj., dhe në konkluzion të fundit ka marrë kryesisht formën e nxjerrjes së qirasë me kapitalin financiar që rezulton të zhvendoset jashtë vendit sesa të investojë në shtëpi.

Duke parë, lexuar dhe analizuar faktet e mësipërme, të cilat janë bërë pjesë e pamohueshme e realitetit shqiptar, unë nuk arrij të gjej asnjë fakt moral apo ligjor që mund t’i japë të drejtë SPAK-ut dhe më gjerë të gjithë drejtësisë, që të mos instalohet fillimisht pikërisht në Gjirin e Lalëzit, Surrel dhe kudo ku korrupsioni bën karshillëk. Jo vetëm kaq, por SPAK-u duhet të investohet seriozisht aty ku kapitali shqiptar është eksportuar, pikërisht në mënyrë që t’i shmanget përballjes ligjore dhe sekuestrimit.

Paratë dhe lidhja me krimin e organizuar

Pinjollët e politikës tonë janë një shëmbëlltyrë identike, përveç ngjyrës, e diktatorëve të Afrikës, të cilët kanë llogari bankare në banka dhe shtete të ndryshme jashtë Afrikës, kryesisht në Zvicër dhe zona off-shore. Rasti i Krujës është vërtet sinjifikativ, pasi aty kemi korrupsion dhe krim të organizuar bashkë, ndërthurje të llumit të pallatit të drejtësisë me atë të mjekësisë, ku krimi shfaqet i strukturuar qartë: gjyqtar, avokat, ndërmjetës, kriminelë, kancelarë, ekspertë ligjorë, etj.

Në kuadrin e përgjimeve zinxhir u kapën gafil shef pavijoni dhe infermiere, pa folur për sanitare, infermiere dhe kryeinfermiere të Sanatoriumit. Ato para që u gjenden tek shtëpia dhe zyra e doktorit, sigurisht që janë turpi i tij dhe nuk mund të justifikohen me sajime dhe përralla kontraktuale jashtë procedurave ligjore. Deri më tani unë personalisht, për mungesë vendi, kam dërguar vetëm libra nga shtëpia në zyrë, por paratë kurrsesi nuk arrij as t’i gjej për t’i çuar të paktën nga njëri xhep tek tjetri, pavarësisht se edhe unë ia di vetes vlerat dhe marr një pagë mbi mesataren.

Jam i bindur dhe pa me të voglin dyshim se, pushtetarët dhe ish-pushtetarët tanë, zotërojnë shuma shumë më të mëdha se mjeku në fjalë dhe se realisht ata mund të kenë gjithashtu para në vilat dhe zyrat e tyre. Jo rastësisht politika e shmangu vetingun e saj dhe e po mban peng vetingun në drejtësi. Ajo do të vazhdojë pareshtur në babëzitjen e saj, derisa duart e tyre të jenë të paprangosura dhe të lira, për t’u marrë me fatin tonë dhe financat publike. Një vizitë të SPAK-ut në vilat në fjalë, do ta konsideroja shumë të mirëpritur nga i gjithë opinioni në tërësi dhe si hapin e parë serioz të tij për t’u ngritur në nivelin e misionit historik për të cilin ai u krijua.


        
 
Next Post

Ja si Yuri Kim ka bojkotuar prej një viti Sali Berishën! Përplasjet për drejtësinë dhe sfidat e tij ndaj amerikanëve e bëjnë "non grata" për ambasadën e SHBA-së

I pengonte Gjykata Kushtetuese...po tani që u krijua?! Mazhoranca çon në kalendat greke ligjin për izolimin dhe shkarkimin e Ilir Metës: Bllokon edhe hetimin e presidentit për aferat me dhënien e shtetësive

Kuvendi në seancë plenare: Mazhoranca rrëzon dy dekretet e presidentit! Futet me procedurë të përshpejtuar ligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com