Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se PD ka zero marrëveshje, negociata me qeverinë.
Sonila Meço: Ka shumë spekulime. Ka filluar të diskutohet një marrëveshje?
Grida Duma: Jemi zero marrëveshje, zero negociata, jemi qartësisht në kushtet që ishim. Ju e dini shumë mirë që kushtet që ka vendosur PD nuk janë kondicionuese, janë parakushtet për të ndërtuar disa rregulla loje. Nuk kemi pasur rast, por duhet të vijë koha që duhet të diskutojmë për qasjet qeverisëse dhe ideologjike.
Nuk ka arritur ndonjëherë që të implementohet kapitalizmi në Shqipëri. Kapitalizmi është ekonomi tregu funksionale. nëse PD do ti bëjë misionet e verta deri në fund dhe ka ende shumë rrugë për ti bërë është që ta kthejë këtë ekonomi tregu funksionale, konkurenciale.
Nëse ka një biznes që të më thotë që konkurencë në Shqipëri të pastër dhe të qartë me rrgulla tregu, nuk ka. Ne kemi për detyrë të kthejemë meritokracinë dhe nëse e bëjmë këtë kemi kthyer 3 çerekun e punës për historinë e Shqipërisë.