Këngëtari Luiz Ejlli është tallur me kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Ejlli ka ironizuar teka shkruan se “në rrënojat e Teatrit po kërkohet për trupat e Bashës dhe Kryemadhit”. Kjo tallje dhe ironi ndaj tyre, vjen pas deklaratave të Bashës dhe Kryemadhit se fadroma do të kalonte mbi trupat e tyre për të shembur godinën e Teatrit.
“Nëse do të vjnë fadromat, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha do jenë përballë fadromave dhe le të hypin mbi trupat tanë” deklaronte edhe kryetarja e LSI. Por në fakt ata u gjendën pasi Teatri ishte shëmbur