Aktori i njohur Michael Madsen, ka vdekur në moshën 67 vjeç.
Aktori legjendar u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Malibu, konfirmon Daily Mail.
Menaxheri i tij, Ron Smith, i tha Daily Mail se Madsen kishte vdekur nga ‘arresti kardiak’.
Spinach Recalled After Testing Positive for Listeria
Keep Watching
Madsen ka luajtur shumë filma, por ai do të mbahet mend sidomos për rolet e tij tek Kill Bill dhe Reservoir Dogs.
Madsen lë pas pesë fëmijët e tij. Djali i tij Hudson vdiq pasi u vetëvra në vitin 2022, në moshën 26 vjeç.
Ai ishte i martuar me Georganne LaPiere, gjysmëmotër e këngëtares dhe aktores Cher nga viti 1984-1988.
Ai ka një vajzë me emrin Jessica, nga lidhja me Dana Mechling.
Madsen ishte i martuar me Jeannine Bisignano nga viti 1991 deri në vitin 1995. Ata kanë dy djem, Christian dhe Max.
Në vitin 1996, ai u martua me DeAnna. Së bashku ata patën tre djem, Luke, Kalvin dhe Hudson.