Me ardhjen e festave janë rritur dhe kontrollet e Policisë, që në jo pak raste kthehen në shqetësim për qytetarët.
Një rast i tillë është denoncuar sot nga deputeti Adriatik Alimadhi, i cili ka postuar fotot e shoqërimit të një të riu në qendër të Tiranës, dhe që sipas tij po i dhunoheshin të drejtat.
Duket se i riu ka qenë pronar i një mjeti luksoz, dhe kjo ka rritur ndjeshmërinë e punonjësve të policisë.
Postimi i Alimadhit:
Po vjen 2020, shikoni si dhunohen te drejtat e njeriut ne mes te dites.
Nuk e njoh kete djale, por nuk ishte duke kryer krim ne kushtet e fragrances, ishte nje komunikim krejtesisht normal dhe qytetar.
Te mendohet qe shqiperia jone te behet pjese e familjes Europiane me keto veprime diskriminimi per te drejtat e njeriut?