Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar ditën e sotme se punëtorët e fushave të ndryshme duhet të tregohen fleksibël gjatë kësaj periudhe dhe të punojnë në sektorin e ndërtimit. Kitaristi Bledar Sejko që pak kush e njeh, por si gjithë njerëzit si puna e tij që mendojnë se janë të famshëm, sepse i njohin edhe pak matan lagjes, ka shprehur revoltën e tij, pas kësaj deklarate.
Ai thekson se këngëtarët dhe artistët s’janë profesionist të ndërtimit, ndaj propozimin e ka quajtur të pakuptimtë.
“Miq dhe mikesha artiste, muzikante, aktore, regjizore, kineaste, humoriste, valltare, sportiste etj etj se nuk ka fund lista e sektoreve te artit dhe kulturës, sektori ndërtimit ka nevoje për punëtorë, sipas kësaj i bie që:
Ne duhet te harrojmë profesionet, shkollat, studime, karrierën dhe një jete te tere nëpër skenat, brenda dhe jashtë vendit, ku me qindra artiste na kane nderuar neper skenat botërore, dhe qe fatkeqësisht disa janë kthyer qe te bëjnë artin ne atdheun e tyre, tani duhet te merren me ndërtime, dhe pastaj kur bie tërmeti radhes ( largqoftë) na bën me rrafsh se çfarë beri ky i nëntorit, se do futen jo profesioniste i bie ne fushën e ndërtimit.
Ahhh mortja që s’të ha dhe nuk ju ha, mjere populli e mjere ne që merremi me ju debila. No comment”, theksoi Sejko.