Publikimi i kontratës 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar reagime të forta të qytetarëve në rrjetet sociale.
Ish-kryeministri, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion të rëndë, është vënë në qendër të kritikave nga qytetarët që e akuzojnë për keqpërdorim të fondeve dhe pasurim personal në kurriz të popullit.
Përdorues të shumtë të Facebook-ut kanë vërshuar me komente në profilin e Berishës, duke shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.
“Këto para janë hajni e pastër”, shkruan një komentues. Një tjetër e akuzon ashpër Berishën me fjalët: “O Sali, ke ngrënë paratë e popullit si qen”.
Indinjata nuk ndalet me kaq. “6 milionë dollarë vetëm për ‘non gratën’ e Saliut? Po për dhëndrin sa të tjera? Apo është pako e plotë?”, ironizon një qytetar tjetër, duke nënkuptuar përfshirjen e njerëzve të afërt të tij në afera të dyshimta.
Kurse një tjetër shkruan: Keni vjedhur familjarisht aq shumë sa tani po bleni dhe llumin e Amerikës që t’i thonë ndonjë fjalë në vesh Trumo dhe kjo bënë 6 milion dollar , hajde pirranja hajde1