Analisti Kreshnik Spahiu ka thënë se liderët e partive të reja do të bëjnë një diferencë të dukshme, sipas tij, në parlamentin e ardhshëm me 50 deputetët e PD-së. Spahiu ka thënë për Report Tv se artikulimi dhe elaborimi i tyre do të ndikojë në elektorat.
Analisti tha se Rama është i interesuar të mbajë me injeksione, siç e quajti ai në mënyrë të figurshme, bufin, por nga ana tjetër partitë e reja do të ndryshojnë shumë nga deputetët ‘fosile të vjetra’, siç ai i quajti.
“Në qoftë se rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme, nga 250 mijë të shkojë në 500 mijë, në gjysmë milioni i thonë 8 % dhe është jashtëzakonisht i lartë në vota. Nëse kemi edhe sistem të ri. Pra, do të thoja që mund të ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi një panoramë të re, në qoftë se do të kemi një opozitë të re dhe të bashkuar dhe nëse do të kemi një opozitë të re dhe të bashkuar dhe nëse do të rivalizojnë Partinë Demokratike.
Se kush do të lindë problem, problem do të jetë se përsëri do të kemi duelin PD-PS. Se sa do keq ka dalë PD, prapë keq, keq i ka 50 deputetë dhe është opozita kryesore parlamentare, dhe Rama është shumë i interesuar ta mbajë me injeksione bufin përsëri në lojë. Problemi kryesor do të jetë sesi do të vijë rotacioni politik.
Duhen 71 vota, a i sjell dot një parti e re 71 mandate, apo do t’i duhet të bëjë koalicion me bufin. Pra, po mundohem të kem një optikë, të shoh shumë larg. Edhe njëherë që të kthehem te rezultati. Ne vijmë nga zgjedhjet lokale. E gjithë e veçanta e Kuvendit do të jetë artikulimi dhe elaborimi që i bëjnë tezave politike liderët e rinj politikë.
Edhe diferenca që i bëjnë ata fosileve të vjetra. Pra, po t’i shikosh këta liderë të rinj politikë,Lapaj, Qori, Shehaj dhe Kapri nëse mund ta them. Këta do të bëjnë një diferencë më shumë se 50 deputetët e PD-së, të cilët kanë mbetur akoma te Tritani”,-tha Spahiu.