1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kriminelët do ndërrojnë pushtet, nëse ne nuk ndërrojmë “kobure”

May 17, 2018
in Aktualitet
        
 

Nga Anri Bala

Në lëmin e zullumqarëve, këta që shfaqen ekraneve, të befasojnë aq shumë, sa të vënë në dyshim, nëse njohuritë që t’i ruan për jetën në përgjithësi, apo dhe ato që ke mësuar gjatë kohës së nxënies akademike apo jetësore, të duhet t’i flakësh tutje, në ndonjë kosh plehrash, e t’i nisësh “studimet” nga e para.

Por, mos u dëshpëro! Përvish mëngët, se tani e ke fare të lehtë dhe pa asnjë pagesë! Profesorët e poshtërsive, të japin leksione çdo ditë falas, e t’i duhet vetëm t’i ndjekësh në televizion, në ndonjë gazetë print apo në morinë e pafund të mediave online, që këta “profesorë” i kanë të  tyre, por na i paraqesin si në përdorim.

Madje, kur e kupton se sa e lehtë paska qenë, të bëjnë të ndihesh kaq keq me veten, sa dhe kur e sheh shëmbylltyrën tënde, të vjen t’i kërcasësh një gëlboqe surratit, sapo ajo të të shfaqet në pasqyrë. Të vjen keq për vrasësin, hajdutin, kriminelin, puthadorin dhe legenin deri në pështirosje, që su bëre kurrë…!

Nga “frika” su bëre… thuaj të drejtën?!

Kishe frikë… sepse ke menduar, që po të vrisje njerëz të pafajshëm, duke qëlluar në turmë me armë luftarake, pse ata po protestonin, se të urrejnë… të vrasësh teknologjikisht 26 njerëz, që nuk kishin asnjë lidhje me teknologjinë tënde, sepse ishin fëmijë duke luajtur me biçikletë, nëna që po ushqenin të miturit me gji në shtëpinë e tyre dhe ca të “këputur”, që punonin për bukën e gojës si skllevër, pa e ditur se ç’është teknologjia dhe arma jote që të vret në “aksident”… do vdisje nga pagjumësia!

Kishe frikë… sepse ke menduar, se po të vriteshin mijëra të tjerë, duke ngritur intrigën e “luftës civile”, më e pakta do të zgjoheshe me makthe natën, për secilën viktimë! Një natë për një viktimë, një natë për çdo familje…! Do mendoje për të vrarët… ndërsa me prishjen e gjumit, marrafrymjet do të ndalnin në mëngjes dhe ti do kishe vdekur!

Ata, profesorët do qeshnin me ty… nëse do ua pohoje, se edhe kur sheh një ëndërr të tillë, gëzohesh kur kupton, që s’paska qenë e vërtetë! Ragimi i tyre dihet: “Dava frikacaku…”, por ky do mbetet sekret i joni!

Shikojeni mirë Profesorin plak, shikojeni, se atë nuk e gjen asgjë! Madje, gjen kurajon dhe forcën të kërcënoi sërish përtej ekranit, edhe pse ka vrarë e veshur mijëra familje me të zeza, për 27 vjet. Sepse ai e di mirë, se ne jemi frikacakë, që si bëmë kurrë mësim, pësimet e tij, e nuk i ndaluam dhimbjet e duarve, nga përplasjet duke u qarë: Mirë na e bënë!

Do të vija bast, se do vdisje nga frika, po të vidhje edhe një bistak rrush në ndonjë pemë, e vrapin do e mbaje derisa zemra mos të ndalej! Por, shiheni pak krye Asistentin e profesorit… ka lezet! Goxha burrë, dy metra, bojalli, edhe pse forma e mjekrës të lë për të dëshiruar, e cila e vënë aty fare pranë gojës, të duket sikur po të flet me “tajare”. Por ama për vjedhje, nuk ja ha qeni shkopin…! Mjeshtër po të them, kategoria e shtatë! Por, i ka dhe lezet, e shihni si e gjen kohën të qesh?! Uriah Hipi i kohëve moderne, u bë dhe i pari i të poshtërve… pa identitet politik, vetëm se në bashkëpunim me Profesorin, vranë katër njerëz të pafajshëm, vodhën aq miliona dollarë, sa ti nuk do i shikoje dot bashkë, edhe sikur të punoje e jetoje 230 milion vjet! Lërini 6 miliardët në vit, me “lulëzimin” nën bekim të fushave të gjelbra të Kolumbisë së Ballkanit, që i kanë ndërmend ditë e natë!

Nuk të bëj me faj, se nuk kishe nga ta dije! Por sot, sot e ke të pamundur mos ta dish?! Ja tek i ke nxënësit e Profesorit dhe Asistentit, që në dirigjimin e tyre, ecin nëpër ekrane si puthadorë dhe legenë deri në pështirosje! Mjafton të hapësh televizorin e do t’i dallosh fare lehtë, nga mënyra si ecin… ja ashtu bythështrënguar! E kanë sëmundje profesionale, se kur mendojnë “hotelin pa pagesë”, instiktivisht mbledhin muskujt, nga frika e të dukurit… i frikësuar, i tmerruar!

Po nuk kam gjë me ata, jo! E kam me ty, që nuk vrave e vodhe kurrë, që s’dite të trillosh përralla dhe poshtërsi, për t’i shpëtuar burgut dhe për të na hedhur ne “studentëve”, trutë e gomarit! E kam me ty, që nuk pranon të bësh lëpirje nga maja e gishtit, e ta përfundosh në majë të majasëllit!

Ndaj, je i detyruar të vuash, si i lidhur përjetësisht me fatin tënd të keq: të durosh çdo lloj krimineli, hajduti, dallkauku e alifmatraku… që si profesionist i krimit, të të jap mësime për ndershmërinë, moralin dhe burrërinë… pa ju dridhur qerpiku!

E në këtë pikë, ty nuk të mbetet gjë tjetër dhe turfullon si një kal i tërbuar nga inati, kur do jesh duke “shijuar” shfaqjen e profesorëve të poshtërsive nga divani, dhe do mundohesh ta mbysësh revoltën prej keqardhjes… për veten!

Të vjen keq për veten, kur e shikon se ata kurrë nuk e pësuan, e ne kurrë nuk mësuam… edhe kur të fyejnë të pashqetësuar e të bëjnë mësim për tregëtinë e ndershmërisë dhe të “pastërtisë imorale”. Kështu, me ç’po dëgjojmë, do vij një ditë, që do “gëzohemi” me lot në sy, kur të vijnë në pushtet “zotërinjtë Kriminel” dhe do na e drejtojnë gishtin ne… si kriminel! Por, me ç’po shikojmë, zotërinjtë Kriminel, më duket se na e morën të keqen dalëngadalë, por duhet edhe pak e “shtyra” e jonë… kur të zgjohemi!/Ekskluzive.al


        
 
Next Post

Nga Sherlock Holmes te Sali Berisha

Çorapi i dytë i Henri Çilit nga Fushë Kruja, që qëndron pas çdo ‘triumfi’ zgjedhor të Lulzim Bashës

Gjërat janë trazuar/ Romeo Kara: Unë që ja di me fakte hallet, përpjetë të hidhet Saliu natë-ditë nuk do t’i zhbëjë dot të vërtetat!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com