Monika Kryemadhi thotë se gabimet e kryeministrit Edi Rama me miratimin e njëanshëm të Kodit të ri Zgjedhor, zhgënjejnë edhe më tepër shqiptarët duke rritur mbështetjen e opozitës.
Kryemadhi tha në një intervistë ne media se Rama vijon të dërgojë emisarë te presidenti Ilir Meta, të cilin e quajti – në një intervistë tjetër pak orë më parë – një shtetar që i doli në krah Mike Pompeos.
“Edi Rama sjell emisarë te Ilir Meta, pse bën ai si gangster në televizor, se është i mbaruar. Nuk ka zgjidhje, është i vdekur.
Ai sa më shumë i shton gabimet e veta, aq më shumë e shton zullumin.
Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet, por ne nuk e heqim dot frikën e Edi Ramës, ne do ecim përpara”, tha Kryemadhi.