Monika Kryemadhi tha se nuk ka pasur ndikim në vendimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
“Nuk kam ndikuar fare, kam dy javë që nuk e kam takuar që kur jam operuar. Protesta do të vazhdojnë, nuk ka dialog me Ramën që ka ardhur me votë ilegjitime. Sot protestojmë për demokracinë, fjalën e lirë, median e lirë, punën, padrejtësitë në gjykata, etj”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga aktet e dhu.nës, pasi sipas saj, sa herë sulmohet Kryeministria, aq herë paguhen para.
E pyetur nëse Evropa do të ndërhyjë për të zgjidhur krizën, Kryemadhi tha se asaj i ka ardhur në majë të hundës nga kr imi i organizuar.
“Hilacaku apo hileqari është ai që tenton të bëjë konflikt për të bërë rolin e vi ktimës. Çdo lloj dhune që bëhet në protestë. U bej thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të largohen. Nuk janë shqiptarët protagonistët e dhu nës, është Edi Rama.
Nga ana tjetër, shikojmë një godinë që sa herë sul mohen paguhen para për ta rregulluar ndërkohë që ato mund të shkonin për qytetarët.
Unë kam përshtypjen se sa do Rama shkruan emaile dhe bën telefonata përgjigje nuk do t’i kthehen. Nuk është se Evropës i ka ardhur keq për ne, por i ka ardhur në majë të hundës nga ban.dat dhe kr imi i organizuar shqiptar që menaxhon gjithë ban dat dhe tra.fiqet e dr ogës në Evropë. Edhe Shqipëria edhe Evropa kanë një qëllim; luftë kr imit të organizuar për stabilitet në Ballkan”- tha Kryemadhi.