Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme si zakonisht duke na treguar arritjen e radhës.
Rama ka publikuar disa pamje nga transformimi i Pallatit të Sporteve në Tepelenë.
Në video shfaqen hap pas hapi punimet që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në Pallatin e Sporteve.
Tashmë Pallati i Sporteve ka marrë një tjetër pamje shumë herë më të mirë se dikur.
‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga transformimi i Pallatit të Sporteve në Tepelenën e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.