Edi Rama është ‘zhveshur’ nga posti i kryeministrit këtë të mërkurë gjatë vizitës ku hapi dyert shkolla “Adem Gjeli”.
Kreu i qeverisë bëhet trajner basketbolli dhe nuk largohet nga shkolla derisa sa nxënësit bëjnë kosh.
Ai iu ka dhënë disa leksione të mira nxënësve të kësaj shkolle se si shënohet një kosh. Madje në një moment i ka kritikuar se kanë bërë shumë faulle në marrjen e topit në lojë.