1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur presidenti bëhet zyrë shtypi e PD-së

November 3, 2018
in Aktualitet, Blog
        
 

Nga Ilir Yzeiri

Shqipëria nuk ka vetëm një krizë. Ashtu si çdo vend në zhvillim, ajo përballet me disa sfida, por, në ndryshim prej tyre, për fat të keq, vendi ynë nuk arrin të prodhojë institucione të qëndrueshme të besimit dhe, për fat të keq, nuk ka elita që të sigurojnë një drejtpeshim moral e politik.

Rasti i fundit i Ilir Metës, në krye të shtetit shqiptar, pra zgjedhja e tij si President i Republikës së Shqipërisë, është treguesi më i qartë se Shqipëria nuk është e interesuar që të ruajë dhe të respektojë Republikën. Në gjithë këta vite tranzicion, po ta vini re me kujdes, politikanët tanë të lartë i kanë hequr nga fjalori i tyre fjalët « Republikë », « Atdhe », « Shqipëri ». Në ligjërimin politik, dhe në fjalorin e politikanëve tanë të lartë, zotërojnë sintagmat e sherrit dhe metaforat e luftës sipas të cilave, politikanët e shfaqin veten ose si luftëtarë të mëdhenj të kauzave të shpikura prej tyre, ose si kampionë të eleminimit të kundërshtarit me fraza që djegin si acid. Është e kuptueshme, dhe, deridiku, e pranueshme që midis qeverisë dhe opozitës të ketë debat, madje edhe të ashpër, është fatkeqësisht tragjike që në ligjërimin politik shqiptar, që ka si autor politikanët e të dyja krahëve politikë, është prodhuar më së shumti një roman i keq policor dhe jo një debat që të frymëzon për të bërë zgjedhje që do ta përmirësonin jetën politike shqiptare.

Në këtë pikë duhet të bëjmë një dallim. Siç e kam përmendur edhe në shkrime të tjera të mëparshme, autori i këtij shkatërrimi të ligjërimit publik është Sali Berisha, që, për ta çuar deri në fund masakrën e tij, zgjodhi si pasues një tjetër nxënës të keq të shkollës së tij, Lulëzim Bashën, i cili, duke qenë me formim të përgjithshëm mediokër, duke qenë i pa talentuar dhe me defekte të llahtarshme në komunikimin publik, ka kontribuar që ligjërimi politik në Shqipëri të marrë përmasa të frikshme të degradimit njerëzor. Nuk ka asnjë vend në botë që të ketë një opozitë që, për gjashtë vjet me radhë, ditë për ditë, orë për orë dhe në çdo shfaqje publike të përsëritë vetëm tri fjalë, « kriminel », « trafikant », « bandit » dhe përsëri kështu, e kështu deri në cfilitje. Jo njëherë, po gjashtë vjet rresht. Atëhere kur të gjithë prisnin që në këtë klimë të nxehtë dhe të neveritshme të ligjërimit politik, dikush do të ngrihej mbi palët dhe do të shfaqej ndryshe, Ilir Meta, pasuesi i Bujar Nishanit në presidencë, del në një emision televiziv dhe shfaqet si shefi i Marrëdhënieve me Publikun të PD-së. Deklarata e tij për Saimir Tahirin është një shenjë e degradimit të tij politik dhe një shfaqje e ulët e performacës së numrit një të shtetit. Pse ?

Të jesh president i Republikës do të thotë që fjala jote në publik është e kufizuar, është e censuruar. Kur flet Presidenti duhet të heshtë Ilir Meta. Opinioni i Ilir Metës për Sajmir Tahirin është i ligjshëm dhe ai ka të drejtën e tij që ta ruajë atë në ditarë, në librat që do të shkruajë, apo ku të dojë ai. Kur flet dhe kur shfaqet në publik, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të shfaqë opinioni e tij. Sajmir Tahiri ka një vendim të një një gjykate në dorë dhe sipas atij vendimi ai është lirur nga akuzat që i ka ngritur Prokuroria e Katanias. Është në proces hetimi në Shqipëri dhe kaq. Presidenti i Republikës përgjigjet vetëm duke iu referuar ligjit dhe, në këtë rast, ligjërisht, Sajmir Tahiri, të paktën në Itali, është liruar nga akuzat që i ishin bërë.

Presidenti është i dënuar të shprehet vetëm me një fjali, dhe vetëm për këtë rast. Mirëpo, Ilir Meta, duke mos qenë president dhe duke u rrëmbyer nga emocionet e politikanit agresiv, e akuzoi Tahirin si një « delinkuent që mbushi Shqipërinë dhe Europën me drogë ». Ky është opinioni i tij dhe ai ka të drejtë ta mbajë këtë opinion, por si President i Republikës është i dënuar të censurojë vetveten.

Sajmir Tahiri edhe mund ta padisë presidentin e Republikës për shpifje dhe fyerje dhe, në këtë rast, do të kishim një precedent unik në këtë vendin tonë të mjerë. Një ish – president, Bujar Nishani, që paditet nga trajneri i Kombëtares për fyerje dhe një president në detyrë që, po ashtu, mund të paditet për fyerje. Më shumë se kaq nuk mund të tregosh për një vend që është në degradim të plotë e të thellë institucionalisht.


        
 
Next Post

Pasi dëgjoi pretendimet e Prokurorisë, Gjykata e Tiranës jep nesër vendimin për Ervis Martinajn

Bledi Mane: Në Vjenë të Austrisë takova dy gjirokastritë

Ilir Meta ka humbur Kushtetutën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com