Tomor Alizoti, është nga të paktët deputetë të PD-së, që vjen nga një familje e persekutuar nga komunizmi.
Për këtë arsye, mendohej se ai do të ishte i pari që do të votonte në Kuvend për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Por çuditërisht, Tomor Alizoti e ka bojkotuar votimin,
Edhe aq çuditërisht jo në fakt, pasi zoti Alizoti ka vendosur që të ndjekë ish-sekretarin e Partisë së Punës, Sali Berishë, në betejën e tij për t’u “pastruar” nga “non grata”.
Ndaj dhe të enjten është fshehur dhe nuk ka votuar për ligjin e hapjes së dosjeve.
Me siguri që do ta sajojë ndonjë justifikim, kur ta pyesin se pse nuk votoi, duke thënë si këta që ndjekin verbazi Berishën, se nuk votojnë ligje të propozuara nga komunistët e Ramës apo se ky ligj nuk i hap dosjet, siç po justifikohen.
Mund të nxjerrë edhe arsye tjetër, por këtë kauzën e antikoministit vështirë se ia beson më njeri tani.
Sidomos kur betejën e bën krah një ish-sekretari partie.