Landfilli i Sharres është kthyer në qëndër kërkimore për studentët dhe doktorantët. Një ndër ta janë studentët e universiteti Polis.
Për të parë nga afër teknologjinë e përdorur dhe mënyrën se si përpunohen mbetjet e kryeqytetit magjistratë dhe doktorante studentet e fakultetit e Planifikimit Mjedisit dhe Menaxhimit Urban të Universitetit Polis kanë vizituar ambientet e Zones së Trajtimit të mbetjeve në kryeqytet njohur ndryshe si Landfilli i Sharrës.
Ata kanë dalë jashtë auditorëve dhe janë përballur me një ndryshim drastik të krejt zonës. Nga një mal me mbeturina aty kanë gjetur një kodër të gjelbëruar dhe të kapsuluar. Inxhinierët e ardhshëm të cilët janë duke mbrojtur tezat e masterit mbi mjedisin u informuan nga specialistet e Landfillit se si funksionon puna në këtë laborator të përpunimit të mbetjeve.
“Për hidroizolimin janë përdorur 4 shtresa. Nje shtresë fizike dhe tre shtresa gjeomembrame.funksionet e dy shtresave të para janë funksione hidroizoluese për të mos lejuar kullimin e ujrave në ujrat nëntokësor ndërkohë që gjeotekstili ka një funksion mbrojtës të shtresë së DPE-se I cili është në mbrojtje mekanine gjatë punimit të qelizës.” – tha Elton Bualli inxhinier në Impiantin e Sharrës.
Aty kanë mësuar gjithçka, që nga faza grumbullimit të mbetjeve, seleksionimit, përdorja e dheut vegjetativ për mbushjen e kapsulimin e zonës,dhe mbjelljen e sipërfaqes së gjelbëruar apo puset e biogazit si dhe impiantin modern te trajtimit te ujrave te ndotura që dikur derdheshin ne lumë të patrajtuara. Nje ndalese studentet e kane bere ne landfillin me te madh ne te cilin ata pane vendosjen e shtresave për kapsulimin e tij.
‘Është përdorur dhe vegjetativë për mbushjen e sipërfaes së zonës e cila është kapsuluar dhe më pas është bërë trajtimi sipas të gjitha standarteve të nevojshme për mbjelljen e sipërfaqes së gjelbëruar dhe të pemëve.’- u shpreh Denis Kokallaj Ing.Ndërtimi.
Për stafin pedagogjik vizita të tilla janë të domoadoshme që studentët e tyre ekspertet e ardhshem te mjedisit të shohin nga afër se si punohet në terren.
“Ne kemi ardhur në këtë vizitë studimore me studentët për të parë një projekt I cili nuk është se nuk e njohim landfillin e sharrës me historinë e mirë apo të keqe të tij.por sot këtu është investuar dhe ne i pamë uroj që studentëve tu vlej. Jetojmë në Tiranë pse mos të ndryshojmë janë projekte. Duke filluar që nga impakti i parë të ekonomisë por dhe studentët tonë do punësohen.Kështu mendoj që do mbrojmë më mirë mjedisin dhe ti mbrojmë jo vetëm me ato parrulat të mbrojmë mjedisin port ë jemi activist për atë që ne dominojmë dhe japim mësimdhënie në fakultet.”- tha Erinda Misho, Pedagoge e Menaxhimit Urban Polis.
Teknologjia e përdorur në ndërtimin e landfilleve, dhe impiantit të përpunimit të ujërave është i standardeve më të larta europiane. Me emetime 0 në mjedis kjo zonë shumë shpejt do t’i ngjajë një parku të gjelbëruar në gjithë siperfaqen e tij.