Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur kancelaren Angela Merkel për punën e saj si udhëheqëse e Gjermanisë.
“Ne shqiptarët i jemi mirënjohës zonjës Merkel si kancelarja që inicijoi në vitin 2014,” shkruan Balla në Facebook.
Postimi i plotë
DANKE ANGELA MERKEL
Angela Merkel largohet nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim Kancelare e Gjermanisë. Prej sot drejtimin e CDU e mori Annegret Kramp-Karrenbauer.
Ne shqiptarët i jemi mirënjohës zonjës Merkel si kancelarja që inicijoi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që mbështet fuqimisht aspiratën tonë për integrim Europian.
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2134899010157290/?t=0