Prej orës 09:00 të ditës së sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste, ku po zyrtarizohen të gjithë kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.
Mësohet se Valbona Sako është zgjedhur si kandidate e PS-së për bashkinë Durrës. Ajo aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.