Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-ministrit Lefter Koka, në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit. Në fjalën e tij përballë trupit gjykues, Koka tha se ai ka shërbyer vendit me besnikëri dhe është i pafajshëm.
Koka theksoi se prokuroria nuk mund të marrë për bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, të cilën e cilësoi si të çmendur.
“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të cmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë të pafajshëm.
Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.