“Në 24 korrik e la detyrën, i përshëndeti të gjithë me shqiponjën e në 25 korrik nisi fluturimin e tij. Shqiponjat fluturojnë gjithmonë lart.
Për këtë ligjin që kanë bërë këta mbrëmë dihet nga të gjithë u mbars mali polli një mi thotë populli.
E këtu mali u mbars në 25 korrik me një email anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes të natës se unë kam qenë në një festë familjare e meqë nuk i dalin ato dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për t’i përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë para.
Meta është cdo ditë në terren, jam i sigurt që rezultati i PL do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet e gjithë qendrat kryesore të vendit e kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidateve të opozitës së vërtetë kundër gjithë kandidatëve rilindas që kanë pasur 100% të pushtetit vendor”, tha Meta.
I pyetur lidhur me deklaratën e tij kohë më parë, ku pati thënë se do të sakrifikohej si Salvador Allende për të marrë Ramën me vete, Meta tha se i ka mbajtur të gjitha premtimet duke bërë detyrën sa ishte në korrektesë dhe duke qenë çdo ditë në terren pas 24 korrikut.
“Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij. Nëse unë do isha Alende, Rama s’do ishte dot Pinoçet. Unë e kam mbajtur premtimin dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës.
Janë harxhuar qindra miliona euro për presion ndaj Metës, edhe në Gjykatë Kushtetuese, u falsifikua edhe firma e kryetarit të Kuvendit dhe Ilir Meta në 24 korrik e la detyrën, ju përshëndeti me shqiponjën dhe në 25 korrik filloi fluturimin, dhe ju e dini që shqiponjat fluturojnë lart”, tha Meta.