Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar SPAK-ut me thirrjen urgjente për të arrestuar kryeministrin Rama për bërjen publike të databazës me mbi 900 mijë të dhëna personale.
Vasili shkruan në një postim në rrjetet sociale se dalja në publik e kartave të identitetit vënë në rrezik bizneset dhe jetën private të shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
SPAK-u te arrestoje Edi Ramen!
Edi Rama si Kryeminister ka hedhur ne ere sigurine personale te qytetareve dhe sigurine kombetare te vendit.
Kartat e identitetit te mijra shqiptareve jane tashme ne duart e krimit te organizuar, i cili mund te beje ç’te doje dhe te vere ne rrezik te madh cdo individ.
Bisneset jane ne rrezik te madh sepse nenshkrimi elektronik i tyre dhe gjithshka tjeter eshte totalisht e ekspozuar ndaj çdo manipulimi dhe grabitje.
Jeta private dhe familja e cdo individi eshte ekspozuar poshtersisht duke krijuar destabilizim shume te rende shoqeror dhe familjar.
Krimit kibernetik i jane hapur “autostrada” per te ushtruar veprimtarine e tij.
Veprimtarise antishteterore kunder Shqiperise i jane krijuar hapesira pa fund.
Terrorizmit nderkombetar i jane krijuar mundesi te ushtroje veprimtari kunder Shqiperise.
Prokuroret dhe Gjyqtaret jane nen shantazh duke shperdoruar te dhenat e tyre personale.
Edi Rama eshte pergjegjesi kryesor dhe perdoruesi kriminal i te dhenave personale te mijra shqiptareve dhe per pasoje shkaterrimin e sigurise individuale dhe personale te qi dra mijra shqiptareve.
Çfare pret më SPAK- u?
Çfare pret m? SPAK-u?
Çfare pret më SPAK-u?