Vijon ende gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit në Tiranë, për të siguruar mandatin e deputetit në listën e hapur të Partisë Demokratike.
Jorida Tabaku është shkëputur me rreth 1000 vota nga Ilir Alimehmeti, pasi e parakaloi ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave.
Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 10858 qytetarëve.
Tashmë kanë mbetur edhe 518 kuti për t’u numëruar.