Mark Marku gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike foli për një proces të madh transformimi të PD, si kusht për jetëgjatësinë e saj. Më tej, Marku kundërshtoi metodologjinë e analizës së bërë për rezultatin e 25 prillit, ndërsa parashtroi propozimet e tij për një PD që kërkon të vijë në pushtet.
“Që PD të vijë në pushtet duhet të hap një proces transformimi të madh, është kusht për jetëgjatësinë e saj. Si parti jetëgjatë e pluralizmit, kur u themelua PD, ne duhet ta bënim një akt rithemelimi edhe sikur të kishim fituar. partitë tradicionale po shkojnë drejt rrënimit.
Një nga arsyet pse PD është e pabesueshme është se vetë e refuzon ndryshimin. Propozoj që në këtë kongres të zakonshëm të merret një vendim, edhe pse vonë se tashmë po votohet, për krijimin e një komisioni për një kongres të jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD, që duan ndryshimin:
1- Krijimin e një komisioni rithemelues të PD si edhe me ftesa për kontribute jashtë partisë por me dashamirës të partisë
2- Hartimin e një platforme të re e statute të ri për një funksionim normal të demokracisë në parti. Jemi parti demokratike, po nuk jemi fare, gjithcka e cakton kryetari.
3- Nuk të lenë një periudhë amullie, duhet një drejtim i partisë deri në një kongres tjetër ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi i punës ristrukturues të partisë.
4- Kërkoj ribërjen e analizës për zgjedhjet, duke parë vec pengesave edhe dobësitë tona në fushatë. dhe në afrimin e njerëz. Duhet të bëjmë një analizë të thellë. Ka 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend.
Analiza s’mund të bëhet nga njerëz që kanë përgjegjësinë e humbjes. Analizën s’mund ta bëjë Gaz Bardhi, ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time, s’mund ta bëjë, as kryesia, as kryetari i partisë. Secili do thotë që ‘po e rëndoj pak këtë se duam ta heqim’ kush kupton nga politika e kupton që është një analizë për të lëvizur të tjerë.
5- Ricaktimi i datës së kongresit ky të nisë një erë e re për të gjithë ne. Frikë kam, nuk e uroj kurrë po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, do bëjmë prap si “viktima” u shpreh Marku.