Partia Demokratike publikoi dhe shpërndau sot një video ku një nga personat që shihej i afërt me kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, e identifikoi si Pjerin Xhuvani, viktimën e masakrës së ndodhur sot.
Në videon e publikuar nga selia blu, shihej se personi në fjalë mbante në duar një radio-marrëse, detaj që tregonte se ai ishte pjesë e grupit që kujdesen për sigurinë e kryeministrit Rama.
Personi në video nuk është Xhuvani, por Major Elidon Tasho, punonjës i Gardës së Republikës, i cili në momentin që është filmuar, ka qenë në krye të detyrës.
Ai, siç edhe i takonte me të drejtë qëndron pas shpatullave të kryeministrit Rama, pasi duhet të kujdeset për sigurinë e tij sepse flitet për kryeministrin dhe jo për shkallabanët e rrugëve të SHQUP.