Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video mbresëlënëse nga gara që zhvilluan 300 garues nga 30 shtete në vendin tonë në kuadër të aventurës Rally Albania.
“MIRËMËNGJES
dhe me energjinë e 300 garuesve nga 30 shtete, që përshkuan 2000 kilometra nga jugu në veri me aventurën Rally Albania, duke shijuar mrekullitë e natyrës shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.