1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbyllja e TikTok: Një javë pas vendimit të qeverisë, ndalimi kontrovers i platformës ende nuk po funksionon plotësisht

March 23, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Ofruesit e internetit në Shqipëri u urdhëruan të bllokojnë TikTok-un më 13 mars, pas një vendimi të qeverisë për të vendosur një ndalim njëvjeçar – por aplikacioni në versionin për celular vazhdonte të funksiononte për disa përdorues edhe të premten.

Megjithatë, TikTok nuk ka qenë i aksesueshëm në versionin e tij në ueb që prej vendosjes së ndalimit, duke shkaktuar kritika nga organizatat për lirinë e medias.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike deklaroi se më 13 mars, i kishte kërkuar ofruesve të internetit marrjen e masave të nevojshme për të bllokuar aksesin në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij dixhitale në territorin shqiptar.

Sipas autoritetit, ndalimi do të zbatohet teknikisht përmes bllokimit të IP-ve (protokollit të internetit) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të DNS-ve (sistemit të emrave të domain-eve) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të SNI-ve (indeksimeve të emrave të serverëve) të TikTok në Shqipëri dhe bllokimit të IP-ve të kompanisë që zotëron platformën, ByteDance, në Shqipëri.

Ofruesit e shërbimeve të internetit u urdhëruan të dërgonin një konfirmim me shkrim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike se kishin mbyllur aksesin në IP-të dhe domain-et përkatëse deri më 13 mars.

Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, i tha BIRN-it se “ka shumë pak informacion publik mbi masat teknike që po ndërmerren lidhur me ndërprerjen e aksesit në platformën TikTok”.

“Në përgjigje të kërkesës sonë për informacion, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaroi se po përdoren metoda filtrimi të DNS-ve, IP-ve dhe SNI-ve – informacion i cili është bërë publik edhe nga mediat online”, tha Xhaferraj.

“Filtrimi i SNI-ve në shkallë kombëtare kërkon më shumë kohë për t’u zbatuar teknikisht dhe mund të kërkojë përdorimin e zgjidhjeve të caktuara harduerike dhe softuerike”, shtoi ajo.

Xhaferraj theksoi se është e rëndësishme që ky proces të jetë transparent, “duke qenë se vendimi për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri prek të drejtat dixhitale të qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion”.

Kryeministri Edi Rama e propozoi për herë të parë ndalimin në dhjetor, një muaj pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari, pas një serie konfliktesh në rrjetet sociale.

Sipas Politico, pas vrasjes disa video në TikTok tregonin të rinj që shprehnin mbështetje për autorin e krimit. Megjithatë, TikTok i tha BIRN-it se nuk kishte prova që autori ose viktima kishin llogari në TikTok. Platforma tha se raportet sugjerojnë që videot për ngjarjen ishin postuar në një tjetër rrjet social dhe jo në TikTok.

Kryeministri socialist, në pushtet që nga viti 2013, këmbënguli se vendimi nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65 mijë prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut.

Vendimi për të vendosur ndalimin është parë nga disa si një lëvizje populiste në prag të zgjedhjeve të majit në Shqipëri. Ai është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat organizuan një protestë kundër ndalimit më 15 mars në Tiranë.

Daniel Prroni, studiues në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i tha BIRN-it se “mbyllja e TikTok nuk i zgjidh shqetësimet për rrjetet sociale, por mund t’i thellojë ato”.

“Zgjidhja më e qëndrueshme është përafrimi me Aktin për Shërbimet Dixhitale të BE-së, i cili forcon të drejtat e përdoruesve dhe vendos rregulla të qarta për moderimin e përmbajtjes. Institucionet duhet të përqendrojnë përpjekjet në këtë drejtim,” tha Prroni.

Dy organizata evropiane për lirinë e medias, Safe Journalists Network dhe Media Freedom Rapid Response, shprehën “shqetësim serioz” për vendimin e qeverisë shqiptare.

“Ne theksojmë se ndalimi total i një platforme përbën një kufizim ekstrem të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Ndalimi i plotë i një platforme cënon proporcionalitetin, duke ndikuar te shprehja legjitime e të gjithë përdoruesve dhe duke kufizuar debatin publik dhe aksesin në burime të ndryshme informacioni,” thuhet në deklaratën e tyre.

“Zgjidhjet alternative të synuara, si moderimi i fortë i përmbajtjes, verifikimi i moshës dhe programet e avancuara të edukimit të përdoruesve, duhet të ishin eksploruar plotësisht para vendosjes së një ndalimi total. Natyrshëm, masa e përgjithshme krijon një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje të tepruara të shtetit në të drejtat dixhitale,” shtuan ata.

Platforma kineze për ndarjen e videove është jashtëzakonisht e popullore në Shqipëri, me 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç që nga fillimi i vitit 2024, sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance. Shqipëria ka një popullsi prej 2.4 milionë banorësh./BIRN


        
 
Next Post

Trump pranon për herë të parë se Musk është në konflikt interesi, pas vizitës në Pentagon

Gjykata turke ka vendosur zyrtarisht në arrest kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

VIDEO/ PD dhe "revolucioni" i tryezës: Nga sallata me djathë e domate te... paçja

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com