Kandidatja e LSI-së, Grisejda Myslimi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë drejt kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë për ndryshimin.
“Zonjusha e Pare” e listes se LSI per qarkun e Vlores, i eshte pergjigjur Edi Rames qe mbajti mitingun permbylles te fushates ne qytetin bregdetar, me kercenimin e Metes se: Vlora do ja beje fora!
Postimi i plotë:
Mirënjëhje dhe Falenderime për të gjithë!
Mirënjohje dhe falënderim të përzemërt për mijëra të rejat dhe të rinjtë, nënat dhe baballarët e Vlorës sonë të dashur për besimin e dhënë për programin qeverisës të LSI dhe për mbështetjen në çdo hap tonin në misionin e përbashkët për ta çliruar Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë nga “Rilindja”.
Së bashku të marshojmë drejt kutive të votimit më 25 Prill, Ditën e Triumfit të Rinisë dhe të gjithë Shqipërisë.
Bashkohuni me Ndryshimin!🤝
Bashkohuni me Shpresën!🤝
“Rilindja” ka kapitulluar! FITORJA E MADHE erdhi!
VLORA DO JA BËJË FORA!
VOTONI LSI!🌹 VOTONI NUMRIN 6
#VloraShtepiaJuaj
#GrisejdaMyslimi #02