Dy kandidatë të skualifikuar nga gara për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e kanë paditur këtë të fundit në Gjykatën Administrative.
Bëhet fjalë për kandidatët Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile, i pari i shkarkuar për pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe i dyti për kriterin e vjetërsisë në punë.
Mësohet se Tafaj thotë se i ka përmbushur të gjitha kriteret, madje shton se KED e ka disktiminuar pasi është i verbër. Ndërsa, Papandile thotë se janë bërë gabim llogaritë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 3 nëntor.