Nga Keti Bazhdari
Kjo qe po kalojme ne sot dhe jo vetem, por edhe ajo pjese e botes, qe pesoi nje sheshim te kurbes se pare, eshte nje vale e dyte e virusit.
Virusi eshte modifikuar, eshte bere me friendly(shoqeror) me imunitetin tone. Ndaj edhe na infekton ne mase, sepse eshte trupi i jone qe ia lejon.
Ne fillim kur ishte aq agresiv , ne te gjithe bashke i beme balle dhe ai arriti te pushtoje, pergjithsisht trupa me imunitet te dobet, ose ata qe paten kontakt te larte me te, si mjek, infermier, arketar, njerez sherbimesh publike.
Karantinimi beri pune, po me shume imuniteti i jone. Sot eshte bere me pak i rrezikshem e per pasoje edhe imuniteti i jone ia hap deren me kollaj, sado te karantinohemi.
Kjo eshte arsyeja sepse po vihet re nje rritje e ndjeshme e infeksioneve ne te gjitha vendet, ne moshen 20-60, qe kuptohet perben edhe prezencen derrmuese ne bote.
Me pak fjale, ky eshte edhe ai i ashtuquajturi; imunitet i mases dhe mos degjoni ata qe thone, qe nuk ekziston, sepse ose po kerkojne te genjejne ose te fyejne inteligjencen e kujt kupton.
S’ka virus as bakter ne bote qe te mos krijohet nje kod pershtatje dypalshe mes tij dhe njeriut, ne nje forme apo nje tjeter, sepse perndryshe ne do te ishim zhdukur me kohe si qenie, qofte edhe nga infeksioni me banal. Kesaj nuk mund t’i ike askush.
Me kete nuk dua te them qe s’duhet te ruhemi, sikurse ruhemi edhe nga griprat e tjere, por ne kete moment eshte i pashmangshem infektimi i te gjitheve nga pak, dhe ne kohe shume te shpejte.
Simptomat jane temperature, qe shkon e vjen, nga 37-40, por ne pergjithesi nuk e kalon 38,5, me pak kolle e heqje barku dhe ku rendesa e simptomave perllogaritet me e ulet se ajo e nje gripi stinor.
Pra ska asgje shqetesuese e te rende. Kaq ishte!
U prezantuam edhe me koronavirus. Tani me fort krijojne shqetesim te njerezit shifrat dhe shoë mediatik me te, te cilen u mesuam ta gjenerojme e pesojme, me nje ritem sadomazoist, qe duhet ndalur.
Nuk eshte me gjendja fillestare e rrezikut, kur trupi yne e per pasoje edhe ne, nuk njiheshim me kete armik.
Tani Koronavirus eshte me pak armik, po prezantohet me te gjithe dhe ne menyre me te sjellshme, keshtu qe s’kemi perse perhapim panik te panevojshem!
Dilni ne diell, hani shendetshem, caj te ngrohte per fytin, paracetomol per temperaturen dhe cdo gje kalon si nje grip i lehte.
Raste tejet te vecanta qe kane probleme dytesore e tretesore, le t’i trajtoje mjekesia, gje per te cilen eshte specializuar e paguhet dhe s’kemi pse t’i degjojme perdite ne televizor, ndersa hame buke, marrim te pushojme, ikim per vizite, ne bar, ne restorant, palester e kudo ka nje televizor.
Mjeket relator si z.Pipero, znj. Tomini, etj, jane shume te pergatitur, elegante, simpatike, por sikur ka ardhur momenti te ndryshojme qasje.
Besoj edhe vete ata si njerez te shkences e mendojne si une.