1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Me Vasalin dhe vandalët, Shqipëria… një ëndërr për amerikanët!

June 6, 2018
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Rekomanduar
        
 

Nga Anri Bala

Çdo ditë e më shumë po e ndiej, se këtë vend, po e pushton marrëzia, ku pjesën më të “shkëlqyer” në gjithfarë idiotësishë, e përbëjnë ato, që ne i kemi parë gjithmonë si idiot. Por duke qenë aty, ku nuk duhet të ishin, fatkeqësisht kanë arritur të bindin edhe veten, se ato janë “nëna dhe babai” i këtij vendi, të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm!

Të dëgjosh Vasalin dhe vasalët e tjerë, që na kanë përdorur ne si vasal, tek flasin për Shqipërinë, që po braktiset dhe të dëgjosh bijtë e vasalëve të Vasalit të ardhur nga perëndimi, që na dhurojnë keqardhjen e tyre për atë që na ka gjetur, bëhesh dhjetë herë më keq dhe më i vendosur se duhet të largohesh.

Hipokrizia e tyre e ndyrë dhe papërgjegjshmëria, për ato që flasin dhe llomotisin, të bind se këto të çmendur nuk kanë shërim dhe po na e kthejnë çmendurinë në një epidemi, e ne, po na detyron frika të largohemi nga “epidemia”. Por të ikësh me dëshirë nga Shqipëria, nuk ka asgjë të keqe. Janë miliona grekë, turq, italian dhe sllavë, përmenda këta meqë janë fqinjët tanë, që jetojnë në Gjermani, Kanada dhe Amerikë, e deri në Indi dhe Brazil.

A thua të kenë ikur nga qeverisjet e tyre të këqija, apo sepse nuk patën udhëheqës: Vasalin, Çizmen, Marshallin, Lulen… apo “tutor-mentorët” si Këndezi, Çiftelia, Piktori, Studenti, e pse jo më të riun e çerdhes vesh-zhveshur, Arianitin?!

Është për të ardhur keq, kur shikon disa të mençur që s’i kanë humbur mendt, që mundohen shumë të përziejnë “ujin me baltë”, për inatin tonë dhe për qejfin të tyre. Të gjithë në unison, kanë një refren: “Shqiptarët po braktisin Shqipërinë, nga droga, pasiguria, mungesa e perspektivës, familja”, por e mbyllin me një dëshirë: “Të ik ai, që është votuar nga shumica, e të vijmë ne”, banda e të larguarve me turp…!

Gjë që nuk ndodh, jo për arrogancë pushteti, por duhen pyetur ato që i kanë dhënë shkopin çobanit atij që e ka… populli.

Mirëpo, unë mendoj ndryshe, se nuk më ka prekur akoma sëmundja e “brekërënëve” dhe e “pushtetit ëndërr”. Në pamundësi tu rri përballë  për t’i parë, ngaqë nuk i duroj dot, se më përzihet, po u drejtohem edhe njëherë nga larg, sepse zullumi i talljes me njerëzit po trashet. Në Shqipëri, si në gjithë botën, njerëzit do lëvizin, sepse nuk i ndalon askush, sipas Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Nga Shqipëria, zotërinj “mentorë-tutor” dhe ju idiot, lëvizën të gjithë ata, që u krijohet mundësia për të lëvizur, si ajo ligjore dhe ajo ekonomike, për një jetë, që Shqipëria dhe 90% e botës, nuk ta afron. Në këto të ikur, janë dy grupe: Grupi i parë, të rinj aktiv të shkolluar, që ëndërrojnë botën, që e kemi 100 vjet larg dhe Shqipëria ju duket një humbëtirë, kur shfletojnë çdo ditë, fletët e ëndrrës së tyre. Por ju i pandehni shqiptarët si të paditur dhe mendoni se mund t’i përdorni përsëri duke i propozuar vrasje dhe grabitje në bashkëpunim, e në fund, me ardhjen tuaj… mosndëshkim! Kjo është ëndrra juaj, por jo e atyre, ndaj ato do largohen deri kur të gjejnë veten, e pse jo të realizojnë ëndrrën, se bota është… edhe e tyre.

Grupi i dytë: Shqiptarët që kurrë nuk kanë punuar, por kanë “bubrruar” duke vjedhur prona, energji dhe industri… kanë ndërtuar dhe shkatërruar pa leje, e pa pyetur kënd… kanë mbjellur “bar” dhe kanë therur lopën për ta vaditur me gjak kur nuk kishte ujë… kanë vrarë e prerë, sepse kishin gjithë pushtetin tuaj… që sot kërkoni të na mallëngjeni. Sot, shumica e tyre janë larguar, sepse nuk munden më dhe kjo i ka çmendur, e në fakt tani, po çmendin edhe Europën. “Bubrruesit” punojnë,që nga Meksika dhe Kolumbia, e deri në Holandë dhe Angli dhe shpresojnë, se një ditë, Vasalët dhe vandalët do vijnë në pushtet sërisht. Nëse ndodh, atëherë sipas Vasalit… të gjithë do jetojnë të lumtur.

Vërtet kujtoni, se shqiptarët kanë menduar që Edi Rama është Mesia, ndaj e kanë votuar dhe ju djaj… po i tregoni djallin?! Njerëzit e dinë, se Rama nuk është Mesia, por kanë zgjedhur më të mirin e “fshatit të qorrave”, ku vetëm ai ka një sy! Shqiptarët e duan ëndrrën amerikane, sepse e kanë ëndërruar brezat e deri nënat, kur i mbanin në bark, ndaj heshtni, sepse nuk jeni ju që duhet të flisni.

Ku i keni fëmijët, vëllezërit, motrat, nipërit e mbesat ju?! Të gjithë jashtë, ngaqë nuk jetojnë dot këtu, ngaqë nuk jeni ju, që të na rrjepni, të na rrihni, e kur të keni mundësi të na vrisni! Të gjithë në Europë, si emigrantë “milionerë”, papunuar, por duke bër qejf, apo duke u shkolluar, e pse jo duke kurvëruar me paratë nga gjaku i këtyre, që duan të ikin, e që u flisni me dhimbje nga “fatkeqësia” që i ka gjetur, sepse i keni grabitur, po ju!

Ndaj, ju Vasalë dhe ju vandalë, që jeni të keqardhur pse njerëzit kërkojnë të realizojnë ëndrra, me “dëshpërim të thellë” do u japim lajmin amerikanëve dhe europianëve, se projektin tuaj “Shqipëria si e lam  ne”, e pret një fund i keq…!/Ekskluzive.al  


        
 
Next Post

Shtrohet me urgjencë në spital legjenda e futbollit botëror

Dy Lazaratsit duel, për tu vrarë me njërin tjetrin para drejtorisë së policisë

Putin ”e di” se kush e fiton Botërorin rus

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com