Shkencëtarja shqiptare që jeton në SHBA, Kozeta Milku, tregoi emocionet dhe përgjegjësinë që sjell përzgjedhja e saj si një nga 5 shkencëtaret më të spikatura në Kanada, një vlerësim i dhënë nga media kanadeze “The Globe and Mail”, transmeton ora.
” Vlerësimi nga ‘The globe and mail’ ishte vërtetë një nder i madh për mua por gjithashtu ishte një moment reflektimi.
Kjo nuk është thjesht një vlerësim personal por është një vlerësim për të gjithë punën kolektive që bëjmë në laboratorin tim së bashku me studentët dhe epikin e fushës në parandalimin e sëmundjeve.
Është një përgjegjësi për të vazhduar këtë punë dhe është një përgjegjësi që të vazhdoj të kontriboj në shkencën që përmirëson shëndetin e të gjithëve por kryesisht shëndetin e fëmijëve.
Siç do rrugë ka vështirësitë e veta por çdo rrugë është e mbushur me mësime dhe përvoja që mua më kanë ndihmuar të zhvillohem akademikisht dhe të rritem profesionalisht”, u shpreh Milku.