1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mero Baze: Para 21 Janarit, ndëshkimet e tjera për Berishën janë si kafetë e Nexhmijes

November 14, 2023
in Aktualitet
        
 

Gjykata e Strasburgut i ka bërë një vlerësim thelbësor mosndëshkueshmërisë për rastin e 21 janarit, duke trajtuar rastin e Aleks Nikaj, të vrarit të katërt të 21 Janarit, tek vrasja e të cilit ndërthuren vrasja politike, prishja e qëllimshme e provave duke ndërruar tytën e pistoletës nga vetë Garda, si dhe dyshimet për implikime personale të drejtuesit të Gardës.

Nëse për gjithë 21 janarin, Sali Berisha ka përgjegjësi direkte, për hapjen e zjarrit mbi demonstrues të paarmatosur dhe të parrezikshëm në momentin që po largoheshin, për pengim të hetimeve duke mos dorëzuar oficerët e Gardës, për hetim dhe për prishje të provave në vendin e krimit duke fshirë fishekët nga oborri dhe fshirje të serverit të Kryeministrisë, për Aleks Nikën ka dhe një provë tjetër shtesë, atë të ndërrimit të tytës së pistoletës për të mos u njehësuar me plumbin e gjetur në trupin e tij.

Pra kemi një sërë aktesh të vetëdijshme për prishje provash, pengim hetimesh dhe mbi të gjitha, urdhër për zjarr, që lidhen direkt me Sali Berishën, të cilat nuk janë hetuar kurrë. Madje rasti i Sali Berishës si një kryeministër i përshirë direkt në një ngjarje kaq kriminale, me sfond politik, mund të jetë i vetmi në botë, ku autori i krimit nuk është thirrur as për t’i marrë dëshmi për atë që ka ndodhur.

Kur hetohet Sali Berisha për favorizimin e vajzës së tij për të marrë klubin Partizani dhe për të përfituar disa hallka të privatizimit dhe përmes kapjes së shtetit, kemi parasysh që jemi përballë një fenomeni të vjedhjes me ligj.

Vjedhja me ligj nënkupton një kryeministër të kapur nga familja që bën ligje dhe VKM, që ndihmojnë familjen e tij të pasurohet. Në finale familjarët e tij kanë përdorur ligjet e babait për t’u bërë milionerë. Kjo është kapje shteti dhe për këtë po hetohet.

Kur hetohet Sali Berisha për rastin e Gërdecit kemi të bëjmë po me kapje shteti. Djali i ka kërkuar babait disa VKM që kalojnë biznesin e demontimit në duart e djalit dhe shokëve të tij dhe ai i ka bërë të gjitha që dhe djali të vjedhë me ligj. Në fund ajo histori ka përfunduar tragjikisht me 26 të vdekur, por dhe mund të mos kishte përfunduar ashtu. Përsëri ishte krim, pasi ai nuk u nis të vriste 26 vetë, por të bënte miliona.

Por 21 Janari është krejt ndryshe nga historitë e pasurimit të djalit dhe vajzës së tij. 21 Janari nuk është vrasje me ligj.

21 Janari është vrasje kundër gjithë ligjeve dhe mbrojtje nga ndëshkimi duke shkelur të gjitha ligjet.

Sali Berisha i shpalli luftë Republikës, i shpalli luftë presidentit duke e quajtur puçist, i shpalli luftë kryeprokurores duke e quajtur “lavire bulevardi”, u shpalli luftë katër gazetarëve duke iu quajtur puçist, dhe ngriti një komision hetimor qesharak që t’u bënte gjyqin politik hetimeve të mundshme.

Ja arriti qëllimit pasi arriti të shmangë hetimin e tij dhe të varrosë provat. Por nuk arriti të fshihë gjurmët e krimit.

Refuzimi për të dorëzuar oficerët është i dokumentuar me shkrim.

Refuzimi për mos lejuar prokurorët në vendin e ngjarjes është i dokumentuar.

Refuzimi për të dorëzuar serverin atë ditë dhe pastaj fshirja natën e 21 janarit sipas ekspertizës amerikane është i dokumentuar.

Ndërrimi i tytës së armës që vrau Aleks Nikën është i dokumentuar.

Betimi i tij se do vriste jo 3, por tre mijë, është i dokumentuar. Vullneti i tij politik për t’i dalë zot gjithë ngjarjes është i dokumentuar.

Dhe të gjithë këto janë kundër çdo ligji.

Tani vajzës së tij po i hetohen pasuritë dhe ja kanë marrë burrin në burg pse ka përdorur pushtetin babait për të vjedhur. Djali i tij po kërkon avokat se i ka ardhur dita të paraqitet bashkë me të në SPAK për pasuritë e tij të vëna nga pushteti i babait.

Por Sali Berisha akoma nuk është pyetur (dhe kjo nuk duhet harruar kurrë), akoma nuk është pyetur pse vrau më 21 Janar. Akoma shteti shqiptar nuk ka një dëshmi të vrasësit të vetëdeklaruar pse ka vrarë. Dhe nuk ja ka marrë këtë dëshmi nga frika e pushtetit të tij në atë kohë dhe nga pazaret politike pas saj.

Tani Berisha është nën masa sigurie nga drejtësia për abuzim me pushtetin tek pronat e Klubit Partizani. Mund të merret po ashtu i pandehur dhe për historitë e tjera të korrupsionit. Por të gjitha këto janë një shaka para përgjegjësisë së tij direkte të vrasjes së qëllimshme në emër të pushtetit më 21 Janar.

Vrasjet nuk parashkruhen. Vrasjet e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, janë ende të vrarë të pahetuar, për shkak të prishjes së provave prej tij.

Nëse ai dënohet pse bëri dhëndrin milioner dhe nuk dënohet pse ka lënë tetë fëmijë jetimë duke çuar në botën tjetër katër protestues, do të jetë një shaka e hidhur me historinë e pluralizmit shqiptar. Si shakaja e dënimit të Nexhmije Hoxhës për kafe, në një vend ku pushteti i saj kishte bërë gjëma.


        
 
Next Post

Nëna e Vuçiç ka qenë një grua zonjë dhe kolege e rrallë! Tortura e "babai biologjik" të Vuçiç Fahri Musliu, me betejën e pasuksesshme kundër shpifjes

Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar 2011, Gjykata e Strasburgut: E vrau shteti dhe nuk zbardhi krimin! Të bëhet hetimi e të dënohet fajtori

E braktisi foshnjë, i ati i Dwamenas bëhet i gjallë: Na ndihmoni të kthejmë trupin në Ganë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com