Deklaratat e bëra vite më parë nga ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi, vijojnë të jenë një leksion për politikën shqiptare, por shpesh edhe mjaft aktuale.
Shtatë vite më parë, në tetor të vitit 2013, ish-ministri Sokol Olldashi, ndërsa reagonte në lidhje me debatet për “Për Ligjin për Nëpunësin Civil”, theksonte se Meta kërkon të qëndrojë në pozicionin komod të “kryenegociatorit”.
Olldashi theksonte se propozimi i LSI-së, për takim mes kryetarëve të PS-së dhe PD-së, është një maskaradë.
“Propozimi i LSI per takim mes kryetareve te PD dhe PS eshte nje maskarade qe synon vetem te mbaje LSI dhe z.Meta ne pozicionin komod te “kryenegociatorit”!
LSI e ka shume te thjeshte zgjedhjen, te votoje ose jo aktin normativ per ndryshimin e Statusit te Nenpunesit Civil.
Perpjekja per te terhequr duart jashte pacavures qe po gatihet eshte e lige.
Pozicionet ne kete pike jane te qarta dhe nuk mund te kete asgje qe varet ne midis!”-shkruante Sokol Olldashi, shtatë vite më parë./ CNA.al