Kryebashkiaku i Tiranës i është përgjigjur menjëherë paralajmërimit të Presidentit Meta, i cili kërcënoi se do të ngrejë një padi në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk ka reflektim për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetin social Twitter, kryebashkiaku Veliaj ka preferuar që të japë reagimin e tij përmes një shprehje tironse.
“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.