Protesta e aktivistëve për mbrojtjen e teatrit Kombëtar u shoqëruar sot me përplasje fizike me policinë, pas shoqërimit në komisariat të disa prej tyre. Studiuesi Behar Gjoka ka reaguar për këtë protestë me një postim në rrjetet sociale ku ironizon numrin e pjesëmarrësve dhe ‘thumbon ashpër opozitën e cila doli në mbështetje të protestës.
Rama iu bëri ftesën e hapur Metës dhe Bashës për bashkëpunim, ambasadori Soreca e thotë troç: Në javët në vijim…
“Sheshi “gumëzhiu” nga protestuesit, ku nuk hidhje kokrrën e mollës, Basha dhe Monika kishin hipur mbi kalin e Skanderbegut…’, shkruan Gjoka.
Kujtojmë që kryedemokrati Lulzim Basha dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj aktivistëve, duke e cilësuar si një shkelje të të drejtave elementare të njeriut.