Ilir Meta i ka bërë thirrje nga Kavaja kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të rrëfehet tek SPAK.
Meta ka qenë në zyrën elektorale të PD, ku është pritur me duartrokitje nga qytetarët teksa ka parë vendin ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni, sekretar i degës.
Në shoqërinë e tij ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma.
“Jemi bërë faqja e zezë e botës për qejfin tënd. 3 vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet.
Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAKU dhe rrëfehu vetë! Me qetësi.
Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet.
Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta.
Meta: Kam një paralajmërim; të jetë gjaku i fundit për zgjedhje! Ti as Kushtetutë nuk njeh, por nuk njeh rregullat e shqiptarit. Ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shtëpinë e PD-së. I keni lëshuar bandidët tërë natën. Iu ke mbushur mendjen se gjoja ke mandatin e tretë.
Prandaj thirri mendjes. Lëri qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit. Ke bërë qindra krime zgjedhore këto ditë. Je ti që i fute kriminelët në politikë. Nga njëra anë i ke hequr dhe nga ana tjetër, drejtojnë atje.
I ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe shërim! Ardi Veliu lëri motivet e dobëta. Është serioze çështja. Mos i lini ata që janë në kërkim të bredhin sepse do ketë veprime spektakolare që nuk u shkon mendja.
Nuk preket më vota e asnjë shqiptari. Ka çuna problematikë? Po kur të bëhet gjithë populli problematik me Presidentin në krye? Mblidh mendjen Edi Rama se u bëmë gazi i botës. Jemi 10 vjet mbrapa Malit të Zi. Shko te SPAK-u dhe rrëfehu vetë me qetësi.