Jashtë sallës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se si e komenton deklaratën e Metës, i cili e k.ërcënoi të mos prek Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 Qershorit, ndryshe presidenti do mbushte sheshet.
Kryeministri Edi Rama, pyetjes së gazetares iu përgjigj me të një tjetër pyetje për Metën, që presidenti nuk po i jep përgjigje prej kohësh: Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës?
Gjatë fjalës që mbajti jashtë Kuvendit, Rama tha se: “Meta është një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruar dynjanë.
Pyetja ime që mbetet pa përgjigje akoma është se “çfarë borxhi i ka më Shqipëria ilir Metës?”
Në të gjithë historinë e saj Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetër çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, të cilin e ka bërë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president.
Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë.
Pse? Çfarë do Ilir Meta akoma nga Shqipëria? Nuk e kuptoj”, tha Rama.