Ilir Meta i është përgjigjur menjëherë akuzave të Edi Ramës. Presidenti në statusin e tij në rrjetin social ka shkruar se po përbalt Shqipërinë me të huaj në krah.
Statusi i Metës
Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur t.rafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i b.andave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.