1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta shpërfillet nga Erdogan! Mësyn në Turqi si kandidat për Bashkinë e Tiranës?! Takon vetëm kryebashkiakun e Stambollit armik të presidentit

June 4, 2022
in Aktualitet
        
 

Presidenti Ilir Meta vizitoi dje qytetin e dytë më të rëndësishëm të Turqisë, Stambollin ku u prit me ceremoni nga kryebashkiaku i këtij metropoli Ekrem Imamoglu. Kreu i shtetit shqiptar nuk nguroi të tregonte kënaqësinë e mikpritjes nga Imamoglu.

Në rrjetet sociale, Meta e quajti Stambollin simbolin e Turqisë së modernizuar që përfaqëson lidhjen e fortë mes popullit shqiptar dhe atij turk. “Një pritje shumë e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Stambollit, z.Ekrem Imamoglu. Stambolli është një qendër e rëndësishme botërore, me një popullsi prej gati 16 milionë banorë dhe 3 milionë vizitorë në ditë, ku përfshihet edhe komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri.

Me Stambollin, simbolin e Turqisë moderne dhe zhvillimit gjithmonë të vrullshëm ekonomik, kemi lidhje tradicionale, historike dhe kulturore shumë të forta, që duhet të bëjmë çmos t’i zhvillojmë më tej. E falenderova Kryebashkiakun Imamoglu për mbështetjen e fortë që i jep bashkëpunimit me vendin tonë”, shkruan presidenti i entuziazmuar në rrjetet sociale pas pritjes nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Por, në dukje kjo nuk është thjesht një vizitë formale. Fakti që një kryetar shteti nuk pritet për vizitë nga homologu tjetër tregon se marrëdhëniet e tyre janë të ngrira.

Ngjan e çuditshme që një president të pritet në takim nga kryetari i bashkisë së një qyteti, i cili në rang funksional është më poshtë se drejtuesi i shtetit. Në këtë rast, nënkuptohet sërish se marrëdhëniet mes Metës dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan janë ndërlikuar së tepërmi. Nga ana tjetër, Meta mbajti premtimin e dhënë ndaj kryetarit të Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu në 22 mars se do të vizitonte Turqinë në një kohë të shpejtë. Në atë kohë, Meta priti në Presidencën kryebashkiakun e Maltepes, Ali Kiliç. Në Turqi, Partia Popullore Republikane është forca kryesore opozitare ndaj presidentit Erdogan dhe forcës politike Partia për Drejtësi dhe Progres (AKP).

17 janar, Erdogan injoron Metën dhe takon Ramën, presidenti: S’kam keqardhje

Shenja e qartë e krisjes mes dy homologëve u pa në 17 janar 2022, kur presidenti i Turqisë vizitoi Shqipërinë për të përuruar 522 banesat e reja në Laç, të ndërtuara nga buxheti i shtetit turk si dhe restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë. Erdogan kaloi pjesën më të madhe të kohës në shoqërinë e kryeministrit shqiptar dhe mikut të tij, Edi Rama. Ai shmangu homologun e tij Ilir Meta duke mos zhvilluar asnjë takim zyrtar dhe jozyrtar.

Presidenti Ilir Meta nuk shfaqi asnjë keqardhje se përse Erdogan nuk pranoi ta takonte apo ta ftonte zyrtarisht për në Turqi. Meta theksoi se Erdogan erdhi në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Rama. “Nuk kam asnjë arsye dhe asnjë keqardhje. Ai ka qenë i ftuari i qeverisë. Nëse do të kishim lënë takim, do të isha sforcuar që të krijoja vend në axhendë. Nuk ndjehem i ftuar sepse nuk ka qenë i ftuar nga unë. Ai ka disa funksione, është kryetar shteti, qeverie dhe partie. Pse nuk është kërkuar ky takim? Mua nuk më intereson fare.

Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla,” deklaronte Meta në Presidencë përpara 5 muajve.

Berisha-Meta, binomi armik ndaj Rama-Erdogan

Zanafillla e mosmarrëveshjes mes të dyve nuk dihet ende, por një tjetër politikan që ka kundërshtuar Erdoganin në Shqipëri është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë ka konfirmuar se do të bashkëpunojë politikisht me Metën sapo ky i fundit të mbyllë mandatin presidencial. Ish-lideri i PD bojkotoi fjalën e Erdogan në parlamentin shqiptar në 17 janar 2022 duke e akuzuar këtë të fundit se ndërhyri në fushatën e 25 prillit 2021 duke dalë në krah të kryeministrit Rama.

Berisha dënoi deklaratat urdhëruese të liderit turk që Shqipëria të arrestojë dhe ekstradojë të gjithë gylenistët në vendin tonë, të cilët Erdogan i konsideron si terroristë. Në një studio televizive mbrëmjen e 17 janarit 2022, ish-lideri historik i PD pranoi se mosmarrëveshjet mes tij dhe presidentit turk nisën rreth 10 vite më parë, kur Berisha ishte kryeministër. Ai deklaroi se Erdogan i kërkoi në një bisedë telefonike që të ndryshonte votën nga abstenim në pro-rezolutës së dënimit të Izraelit për sulmet në Palestinë në një mbledhje të OKB.

Edhe pse dikur marrëdhëniet e tij me Erdogan kanë qenë tepër të ngrohta kur drejtonte qeverinë shqiptare, ndryshimi i rrethanave politike dhe fuqizimi i Ramës dhe PS ka ndikuar dhe në marrëdhëniet e Metës dhe Berishës ndaj liderit turk.
Kush është Imamoglu, “anonimi” që po fiton popullaritet në Turqi?

52-vjeçari drejtoi distriktin perëndimor të Stambollit Beilikdyzy në vitet 2014-2019. Në zgjedhjet lokale të marsit të vitit 2019, biznesmeni turk befasoi duke u përzgjedhur kandidat i CHP për bashkinë e Stambollit pasi mposhti Muharrem Ince, kandidat për president të CHP në zgjedhjet presidenciale të 2018. Suksesi i tij nuk u ndal këtu. Ai fitoi në Stamboll me një rezultat të ngushtë votash duke ndalur dominimin e partisë rivale AKP në këtë metropol. Por, AKP ushtroi presion për të shfuqizuar mandatin e tij në muajin maj dhe Këshilli Suprem Zgjedhor vendosi që të përsëriteshin zgjedhjet për Stambollin. Këtë herë, Imamoglu triumfoi madje me një diferencë më të madhe votash dhe drejton Stambollin që prej 27 qershorit 2019.

Zgjedhjet lokale të marsit 2019 u fituan nga AKP, por për herë të parë pas 15 vitesh, kreu i shtetit turk humbi qytetet kryesore të vendit. Duke parë dhe suksesin politik të Imamoglu, opinioni publik dhe opozita e ka konsideron 52-vjeçarin si kandidatin e mundshëm dhe rivalin e Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Imamoglu beson se regjimi diktatorial do të rrëzohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai e shprehu këtë premtim gjatë një vizite në Sarajevë në 26 prill.

Imamoglu theksoi se me humbjen e Erdogan dhe AKP, Turqia do të fitojë. “Ne do të kemi zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm në Turqi dhe presidenti Erdogan do t’i humbasë zgjedhjet, ashtu siç humbi në Stamboll. Ata do të humbasin, por Turqia do të fitojë”, tha Imamoglu. Për sa i përket ambicies për të garuar për president, kryebashkiaku nga radhët e opozitës turke tregoi se është i përqendruar te drejtimi i Stambollit. “Besoj se kur të vijë dita, gjashtë partitë opozitare do të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Për momentin, këtë nuk e kam në axhendën time. Axhenda ime e vetme është Stambolli”, bëri me dije në Sarajevë, Ekrem Imamoglu. /DARIO VELAJ


        
 
Next Post

Heton dhe kërkon dënime për shpërdorim detyrën dhe shkelje e barazisë në tendera, SPAK degradon si instuticion! Merr kompetencat e prokurorive të rretheve dhe auditit të KLSH! Pretenca për Tushen qesharake

Kraja dhe SPAK "ruhen", Artan Hoxha akuzë për Ilir Metën! Romeo Kara plas deklaratën e fortë: Niset me vjedhje dhe pastaj kalohet në vrasje! Kështu edhe Likja ynë!

VIDEO/ Tiranës i rikthehet një atraksion tjetër! Kryeministri Rama e thotë troç: U desh punë e madhe!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com