Pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend, ka ardhur reagimi i fortë i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përfundojë në b.urg, duke u bërë bashkëpunëtor me kolegët e tij.
“Frikacaku tregoi edhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, tregoi që ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha nga vota e lirë e shqiptarëve.
Ai jo vetëm, nuk hapi listat, por i bunkerizoi njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga BE. Ai tregoi frikën që ka nga partnerët europian, që ndjekin hapat e tij k.riminale.
Rilindja ngatërron llucën me Lucën. Sot, Edi Rama tregoi që ka frikë dhe që nuk mund të ndahet nga b.andat. Rama është armiku i qytetarëve. Rama sot është armiku i naftëtarëve të Ballshit.
Rama sot është armiku i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. Rama është armik i mësuesve. Është armiku i të rinjve shqiptarëve që taksat e parave të tyre i ka kthyer në xhepat e tij për të favorizuar shpk e radhës.
6 muaj nuk i mjaftojnë për të pastruar pisllëqet. Janë 6 muajt e fundit të cilat kufomës politik do ti dalin në ëndërr. Më kot lodhës, era e qelbur që të rrethon ty nuk mund ta mbulojnë as parfumet më të shtrenjta.
Ti zotëri e ke vendin tek bashkëpunëtorët e tu. Aty ku i ke çuar bashkëpunëtorët e tu dhe siç ndodh rëndom do të jesh kolegu i qelisë së tyre”, mbylli deklaratën Kryemadhi.
Ndërsa pak më mbrapa, Lulzim Basha publikoi një status në Twitter ku shkruante se:
“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit.
Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët.
Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha në rrjetin social.