Mijëra studentë kanë bojkotuar sot mësimin dhe po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit. Kjo është dita e tretë e protestës së tyre dhe kërkesat kryesore të të rinjve janë përgjysmim i tarifës dhe përmirësim të kushteve në konvikte.
Vazhdimisht studentët kanë bërë thirrje se nuk pranojnë personazhe të politikës, për të evidentuar politizimin e protestës.
Madje kanë përzënë profesorin Edmond Tupja, i cili është dhe dhëndri i Edi Palokës. Po ashtu është refuzuar riardhja në turmë e Blendi Fevziut.
Grupi “i zjarrtë” studentor po mundohet të udhëheqë turmën kundër selive të tre partive politike: PD, PS dhe LSI.
Të tre këto seli do të shpallen”non grata” dhe do të konsiderohen si bastija e shqiptarëve që duhet shembur./Pamfleti
https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/1929386667157323/?t=0