Monika Kryemadhi, shprehet e se opozita e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme do marrë më shumë se 100 mandate. Në fakt, me gjendjen ku ësh†ue katandisur opozita e rrugës, inekzistent, me politik FB dhe shpifje nga më ordineret, ja bënë Ramës më të lehtë fitoren, ashtu si ndodhi në zgjedhjet e 2017, ku forca e parë e paparë LSI, thithi gjithë elektoratinn e hutuar të PD_së dhe nuk arrit as të konkuronin me Ramën e jo më të fitonin.
Por, siç duket fallxhorja shikon sondazhet e Cim Pekut dhe mbanë me gajret veten deri në 25 prill, nëse BKH nuk i ka vënë para drejtësisë hajdutët pabreksa, të bërë milioner duke bërë politikë.
“Opsioni ynë është në unison me PD, të jeni të sigurtë se tashmë gjithçka është e haur për sa i përket koalicionit. Si do renditet apo si do të shfaqet, është thejshtë një tërheqje vëmendje për sa i përket problemeve që ka vendi sot. Ne do të shkojmë si një korpus i vetëm, si një grup kundër Edi Ramës.
Ne deri më sot nuk kemi një listë të përbashkët. Është më keq se në ’97, do marrim më shumë se 100 mandate. Kemi sondazhe ne dhe të gjithë, edhe oligarkët. Edhe ata bëjnë sondazhe se duan të shohin si do të shkojë situata”, shprehet Kryemadhi.