6 maji ishte dita kur Doktori pritej të nisej për në SHBA.
Këtë e kishte deklaruar vetë Belo disa javë më parë në një emision televiziv, duke përmendur edhe datën e saktë të nisjes.
Sot Muli u detyrua t’u japë disa shpjegime demokratëve për arsyen pse Doktori nuk mundi të ikte.\
– Doktori mund të ikë kur të dojë në SHBA, tha Muli.
Nuk ka më problem.
Thjesht i duhet një vizë që e merr kur të dojë, se tani nuk është më Yuri Kim në Aambasadë.
Por ai nuk mund të ikte sot, sepse ka për të dalë tek Fevzo të enjten.
Me thënë të drejtën, mes ikjes në SHBA dhe daljes tek Fevzo, ai nuk mund të zgjidhte SHBA.
Nëse mungonte tek Fevzo, do të dukej si një goditje e rëndë.
Njerëzit do mendonin që nuk ka dashur Fevzo ta ftojë, jo që nuk ka dashur Doktori të shkojë.
Dhe në këtë rast, do të humbiste rëndë.
Njësoj si më 2013, dhe këtë gabim nuk mund ta përsëriste.
Një tjetër problem i madh do të ishte edhe Sandri, i cili, sipas traditës, duhet t’i japë një darkë pas emisionit për ta qetësuar, që edhe nëse nuk fiton, Zeni do të vazhdojë ndërtimet dhe kullat në Tiranë.
Për këto arsye, nuk ia vlente të ikte në SHBA javën e fundit të fushatës.
Amerikanët këtu e kishin, le ta ftonin më herët!
Muli i kërkoi ndjesë Belos për mundimin që kishte bërë.
Po ashtu edhe zonjës Edith Harxhi, e cila e ka ftuar rregullisht Doktorin që nga muaji shkurt deri më 4 maj per te viztuar SHBA, por ai nuk ka gjetur kohë.
Por ai nuk mund të linte punët me rëndësi që ka këtu për të shkuar në SHBA.
Plus qe SHBA akoma nuk i ka kërkuar ndjesë.
– Atje ka Nuredin Secin dhe LaCivitën, tha Muli, ata i bëjnë punët që u takojnë.