Pas humbjes së thellë, problemi i parë që ka Muli është se si të ndërpresë pagesën formale për LaCivitën dhe avokatin e Doktorit, të cilëve u detyrohen dhe 6 milionë dollarë me bankë.
Meqë kontrata ishte që ata t’ia hiqnin “non gratën” para zgjedhjeve dhe që të këshillonin qeverinë e re deri në dhjetor, tani me humbjen e thellë, kontrata duhet të ndërpritet urgjent.
— Nuk di a ja vlen ta bëjmë lajm apo jo, i tha Lelos.
— Unë mendoj se duhet bërë lajm, tha Lelo, por e rëndësishme është që duhet rakorduar me Nuredinin.
Se Nuredini ka deklaruar që i ka paguar 6 milionë euro, kurse ne bëjmë sikur nuk i kemi paguar.
Kështu që kur të themi nuk do paguajmë më, duhet që edhe Nuredini të sqarohet, të bëjë dhe ai sikur nuk ka paguar.
— Problemi është se ai ka lënë gjurmët me pagesën në SHBA, tha Muli.
Por do ta quajmë kontratë të re këtë.
Këtë, d.m.th, do ta quajmë për LaCivitën.
— Fatmiri tha që edhe atë e ka paguar një miku i tij në SHBA, nuk ka nevojë.
— Por në lajm do bëjmë sikur lekët kanë ikur, tha Muli.
— Po aty është problemi, se atij i bie reputacioni nga lajmet.
Do t’i thonë: “Ti i more 20 milionë Trumpit dhe s’more dot lekët e Berishës.”
Ai për lajme jeton.
— Nuk e di, tha Muli, por tani po fillojnë hetimet e SPAK-ut për këtë, e ha unë, se unë kam deklaruar që do të paguajmë çdo muaj.
Ndaj duhet ndërprerë. Pastaj çfarë fat të kemi.