Teuta-Partizani është ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni për të dyja ekipet që do luhet nesër në stadiumin “Niko Dovana” në orën 17:00.
Një duel që do vendosë se cila skuadër do jetë fituesja e këtij sezoni e Kategorisë Superiore. “Djemtë e Detit” renditen në vendin e parë me 3 pikë para Partizanit dhe luajnë për dy rezultate fitoren e barazimin, ndërsa për “demat e kuq” rruga e vetme drejt suksesit është marrja e fitores.
Për të motivuar ekipin e kuq në prag të këtij dueli në seancën e sotme stërvitore kanë qenë të pranishëm presidenti Gaz Demi së bashku me drejtorin Olsi Rama.
Dyshja drejtuese e Partizanit kanë mbajtur një fjalim para ekipit duke i dhënë zemër për sfidën e nesërme.
Ndërkohë dhe tek Teuta nuk ka munguar motivimi nga ana e tifozerisë durrsake e cila ishte e pranishme në seancën stërvitore në stadiumin “Niko Dovana”.
Skuadrës së Edi Martinit i mjafton të mos humbasë dhe praktikisht vendosin njërën dorë te titulli. (TemA)